Lajme
Në Kosovë rriten kreditë, ulen depozitat
Për dallim nga tre muajt e vitit të kaluar, sivjet në Kosovë janë rritur kreditë në banka, ndërsa dukshëm janë ulur depozitimet e qytetarëve.
Në bazë të raportit tremujor të këtij vitit të punës së bankave, del se ato përforcohen në politikën e dhënies së kredive, ndërsa depozitimet zvogëlohen vazhdimisht.
Banka më e madhe në Kosovë, Pro Credit Bank ka raportuar se ka rënie të vlerës së përgjithshme të depozitave për rreth 25 milionë euro për tre muaj, ndërsa në fund të vitit të kaluar, bilanci i depozitave të përgjithshme të klientëve i kësaj banke i regjistruar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) kishte vlerën prej mbi 666 milionë eurove. Dhe, kjo vlerë në fund të marsit ka rënë në 641.4 milionë euro. Por, brenda tremujorit të parë të këtij viti vlera e neto kredive të kësaj banke ka shënuar rritje prej rreth 1.5 milionë eurove.
Vlera e përgjithshme e kredive neto në këtë bankë, deri në fund të marsit, është mbi 466 milionë euro, derisa e njëjta linjë në fund të dhjetorit ishte në vlerën prej 465 milionëve.
Totali i obligimeve dhe kapitalit të kësaj banke ka rënë në 755 milionë euro nga 779 milionë sa ishte në fundin e muajit dhjetor. Për tre muaj, Pro Credit Bank ka shënuar profit në vlerë prej 3. 7 milionë eurove.
Ngjashëm kanë raportuar edhe shtatë bankat e tjera komerciale që operojnë në tregun financiar të Kosovës, duke shënuar profit të lehtë gjatë operimit tremujor në këtë vit, kurse disa nga to shënuan humbje.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










