Lajme
Në Kosovë mungon liria e shprehjes
Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës, thotë se liria e medies në Kosovë është në gjendje më të rëndë nga sa është prezantuar në raportin e fundit të progresit. Një gjendje e tillë sipas tyre po ndikon edhe në vet kualitetin e zhvillimit të gazetarisë në Kosovë.
Gazetarët dhe përfaqësuesit e medieve në Kosovë, pajtohen me konstatimet e bëra në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, se në Kosovë ka mungesë të lirisë së shprehjes. Sipas tyre, presionet politike dhe varësia financiare e shumicës së mediumeve kosovare, janë dy faktorët kryesorë që bëjnë që Kosova të rradhitet ndër vendet ku nuk ka liri shtypi. Këto vlerësime u bënë gjatë një tryeze mbi lirinë e medies në Kosovë dhe vështirësitë e gazetarisë hulumtuese.
Arben Ahmeti, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës, thotë se liria e medies në Kosovë është në gjendje më të rëndë se prezantimi i bërë në raportin e fundit të progresit. Ai e vë theksin sidomos te kërcënimi i gazetarëve. “Gazetarët në Kosovë, çdo ditë kanë kërcënime kriminale, që kanë të bëjnë me jetën e tyre, ka ndërhyrje profesionale, që kanë të bëjnë me presione të ndryshme politike, e çdo ditë e më shumë vështirësohet puna e tyre në praktikë. E gjithë kjo bën që gazetaria hulumtuese në Kosovë të jetë çdo ditë e më shumë më pak e pranishme në media”, thotë Arben Ahmeti.
Arben Ahmeti, thotë se Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka evidentuar dhjetëra raste, në të cilat gazetarët janë penguar në punën e tyre, janë kërcënuar, e madje edhe rrahur. “Ne si Asociacion tashmë vetëm po i gjejmë arsyet për të evidentuar dhe riverifikuar atë që ka konstatuar Raporti. Deri më tani jemi marrë me konstatime, tani nuk do të kemi nevojë të merremi me konstatime, por do të merremi vetëm me argumentimin e asaj që është evidentuar në raport. Të gjitha ankesat e përditshme dhe të gjitha zhvillimet e përditshme fatkeqësisht e riargumentojnë me mijra herë atë që është konstatuar në raport”, thotë Arben Ahmeti.
Ndërkohë, publicisti i njohur kosovar, Halil Matoshi, thotë se në Kosovë përpjekja e gazetarëve për të bërë tema hulumtuese has në shumë vështirësi. Ai shpjegon disa nga shkaqet. “Nuk funksionon sistemi politik, nuk funksionon gjykata e pavarur dhe nuk ka transparencë. Burimet e informimit janë shumë të mbyllura, jo vetëm te pushteti kosovar, por edhe te mekanizmat ndërkombëtarë siç janë misioni EULEX, Zyra Civile Ndërkombëtare dhe shumë të tjera. Prandaj edhe ekzistojnë kërcënimet, shantazhet e sulmet”, thotë Halil Matoshi.
Vetëm gjatë këtij viti që po lëmë pas, sipas Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës, janë evidentuar 24 sulme fizike ndaj gazetarëve.
Për kërcënimet dhe sulmet që u bëhen gazetarëve në Kosovë edhe më herët kanë reaguar shumë organizata ndërkombëtare, siç janë Reporterët pa Kufij dhe Human Right Watch. Këto organizata nuk mund të pajtohen edhe me hetimet e policisë, e cila sipas tyre nuk rezulton gjithmonë me sukses për identifikimin e kërcënuesve. Sidoqoftë, sipas gazetarëve kosovarë, gazetaria hulumtuese nuk është sfidë vetëm për Kosovën. Sipas tyre gjendje e rëndë paraqitet edhe në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e më gjerë në vendet e rajonit. Ata thonë se rajoni i Ballkanit ka probleme konceptuale sa i përket lirisë së medies dhe e gjithë kjo për shkak të ardhjes në pushtet të një klase të re politike, që ka për synim të dominojë shoqërinë.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











