Lajme
Në Kosovë, 335.260 të papunë
Shkalla e tashme e papunësisë në vend është në nivelin 39 - 41 për qind të personave të aftë për punë
Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Qeverisë kanë tërhequr vërejtjen se ka vjet që Kosova e ka përqindjen më të madhe të të papunëve në Evropë, shkruan Kosova Sot.
Hafiz Leka, kryesues i Divizionit të punës në këtë ministri, tha se shkalla e tashme e papunësisë në vend është në nivelin 39 – 41 për qind të personave të aftë për punë, kurse numri i të regjistruarve si të papunë është 335.260 veta.
Sipas zyrtarit Leka, nga kjo shifër e të papunëve të evidentuar, femra janë 56,6 për qind, kurse meshkuj 32 deri në 36 për qind. Ndërsa, kur bëhet fjalë për grupmoshat, 30,6 për qind prej tyre janë të moshës nga 15 -24 vjet, kurse 44 për qind janë të moshës 25 – 39 vjet. Nga këto shifra të grupmoshave madje 55 – 58 për qind janë femra dhe këtu hyn edhe një numër i madh i personave me përgatitje superiore dhe me fakultete të mbaruara.
Kurse, sipas Lekës, e veçanta e këtyre shifrave është fakti se kjo kategori të papunësuarve janë të papunë afatgjatë apo thënë shkurt ata presin që të punësohen me vite të tëra. Leka foli edhe për kontributin në punësimin sezonal në territorin e Kosovës nga Zyra e Bankës Botërore për Zhvillim. Ai përkujtoi se falë një fondi që e ka ndarë vitin e shkuar Banka Botërore. në shumën prej 2,1 milionë euro, në Kosovë ishin punësuar 800 punëtorë sezonalë. Ndërkohë, sivjet, sipas Lekës, Banka Botërore ka ndarë 3 milionë euro dhe pritet që numri i të punësuarve sezonalë të jetë madje 1500 veta.
Zylkifli Obërtinca, zyrtar i lartë në Zyrën Komunale të Punësimit në komunën e Prishtinës, tha se vetëm në komunën e Prishtinës në fund të vitit 2010 vjet kanë qenë të evidentuar si të papunë më shumë se 20 mijë veta. Mirëpo, sipas Obërtincës, këto shifra të të evidentuarve si të papunë në komunën e Prishtinës, por edhe anekënd Kosovës, nuk janë reale. Kjo pasi numri i të papunëve është dukshëm më i madh e madje edhe mund të jetë sa dyfishi i kësaj shifre sa janë lajmëruar si të papunë.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë











