Lajme
Në Kantonin e Cyrihut: Detyrimi për maska, nga klasa e katërt
Një masë tjetër që po ndërmerret në Kantonin e Cyrihut është zvogëlimi i numrit të nxënësve në shkollat e mesme

Në kantonin e Cyrihut po shtohen masat mbrojtëse në shkolla. Këto masa synojnë të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit, raporton srf.ch.
Nga e hëna që vjen deri në fund të shkurtit, detyrimi për maskë do të jetë në fuqi për nxënësit nga klasa e 4-të e nivelit fillor në oborrin e shkollës, në ndërtesat e shkollës dhe në klasë.
Në klasat e përziera, me nxënës të klasave të 3-ta dhe 4-të, detyrimi për maskë tashmë është duke u zbatuar për nxënësit e klasave të 3-ta, transmeton albinfo.ch. Leksionet e notit nuk janë të disponueshme nga klasa e 4-të e tutje.
Një masë tjetër që po ndërmerret në Kantonin e Cyrihut është zvogëlimi i numrit të nxënësve në shkollat e mesme.
Shkollat e mesme kantonale (gjimnazet), duke përfshirë shkollën e mesme kantonale për të rritur, si dhe shkollat e mesme joshtetërore të njohura si kantonale, duhet të zvogëlojnë numrin e nxënësve të pranishëm, përcjell albinfo.ch. Ky zvogëlim, deri më 1 shkurt 2021 duhet të zbresë për rreth përgjysmë në krahasim me numrin aktual.
Kjo masë zbatohet deri në fund të shkurtit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime