Lajme
Në Ferizaj sot votohet për të parin e Komunës
Janë tetë kandidatë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga partitë politike, një është nga iniciativa qytetare dhe një është kandidat i pavarur
Qytetarët e Ferizajt votojnë sot për të zgjedhur të parin e qytetit në mes të tetë kandidatëve, gjashtë prej të cilëve vijnë nga partitë politike, një është nga iniciativa qytetare dhe një është kandidat i pavarur.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se gjithçka është gati për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat mbahen pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm, Bajrush Xhemajli, i cili u shpall fajtor si shkaktar i një aksidenti në maj 2009-ës në të cilin humbi jetën një person dhe disa të tjerë u lënduan.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka theksuar se të gjitha përgatitjen janë kryer me kohë, në mënyrë që të dielën, më 29 prill, të gjitha qendrat dhe vendvotimet të hapen në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19:00.
Kryetarja e KQZ-së, ka deklaruar po ashtu se për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve janë certifikuar 1.514 vëzhgues, prej të cilëve vetëm 6 janë ndërkombëtarë, kurse të tjerët u përkasin partive politike dhe organizatave joqeveritare.
Tetë kandidatët që synojnë të marrin timonin e qytetit të Ferizajt janë Agim Aliu (PDK), Adem Salihu (LDK-LDD), Ramadan Hasani (AKR), Naim Ferati (AAK), Faton Topalli (VV), Bujar Ademi (PD) Ramadan Emini (Lëvizja e Bashkuar) si dhe Rrahim Sadiku, si i pavarur.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










