Lajme
Ndikimi politik nga Brukseli po e pengon EULEX-in
Pritjet e qytetarëve të Kosovës me ardhjen e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, nuk janë realizuar as për së afërmi.
Ekspertët e fushave të ndryshme kanë vlerësuar se EULEX-i duhet të ndërrojë strategjinë e veprimit në mënyrë që të arsyetojë praninë e tij në Kosovë, shkruan Zëri.
Disa shkojnë edhe më larg, duke thënë se EULEX-i duhet të ketë strategji dalëse dhe të përfundojë sa më shpejtë punën në Kosovë.
Njëri ndër përpiluesit e Kodit Penal të Kosovës, ka theksuar se EULEX-i duhet që të pastrohet nga ndikimi politik që vjen nga Brukseli.
Ai ka deklaruar se në mënyrë ky mission do ta ketë më të lehtë veprimin në Kosovë dhe të realizojë projektin me të cilin ka ardhur në Kosovë.
Ndikimi politik nga Brukseli i cili, sipas tij, është për shkak të interesave afatshkurtra dhe afatgjata politike, po e pengon EULEX-in që të zhvillojë veprimtarinë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











