Lajme
Ndihma zvicerane për SOS fshatin e Prishtinës
Kryetari Ahmeti mori pjesë në inaugurimin e pilot-projektit “Kopshti 314...” i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mori pjesë të hënën, në inaugurimin e pilot-projektit “Kopshti 314 – Hapësirë Promovuese për Permakulturë në Prishtinë”, i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës. Ky projekt u realizua në SOS Fshatin në Velani, me ç’rast kryetari Ahmeti u interesua për projektin e kujdesit afatshkurtër për foshnjat e braktisura.
“Ky kurs para së gjithash do të kultivojë aftësitë e fëmijëve, do të zhvillojë intelektin e tyre, përmirësojë ushqyeshmërinë e tyre, si dhe do te mprehë shqisat dhe nxisë kreativitetin duke i bërë më të vetëdijshëm për marrëdhëniet e tyre dhe përgjegjësitë ndaj tokës dhe komunitetit”, thuhet në njoftimin për media.
Të udhëhequr nga mentorët e Fondacionit Jeshil, fëmijët siç thuhet, do të jenë bashke-autorë të të gjithë procesit; prej mbjelljes së fidanëve e deri tek vjelja, duke u bërë pronarë të një përvoje dhe njohurie të re e cila është futur në kurrikulën shkollore të vendeve të zhvilluara.
Me këtë rast kryetari Shpend Ahmeti tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm në edukim, duke e pas parasysh që ushqimi do të jetë njëra nga sfidat globale duke pasur parasysh rritjen e popullsisë dhe tokën e kufizuar agrare.
Ai u zotua për vëzhgim të projektit nga Komuna dhe në rast të rezultateve pozitive, të shtrijë këtë projekt me tutje për të minimizuar kostot e ushqimit në shkolla tjera.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












