Lajme
Ndërtimi i Xhamisë së Madhe, del në debat publik
Ende nuk dihet se kur do të fillojë ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kjo çështje ka kaluar në debat publik
Komuna e Prishtinës ka propozuar debat publik për të diskutuar nëse projekti për ndërtimin e xhamisë së madhe është në përputhje me planin rregullativ dhe urbanistik të kryeqytetit. Kjo çështje duket se ka lënë peng ndërtimin e këtij institucioni fetar, për të cilin ishte caktuar lokacionin dhe ishte vënë gurthemeli 3 vjet më parë.
Megjithatë arkitektët, të cilët qysh në fillim nuk ishin pajtuar me dizajnin e xhamisë, thonë se fjala e Komunës në këtë rast do të duhej të ishte më e fuqishme. Qytetarët kanë mendime të ndryshime kur vjen në pyetje ndërtimi i saj.
Zëdhënësi i Bashkësisë Lokale të Kosovës, Ahmet Sadriu ka thënë se nuk ka kohë të flasë për këtë çështje, ndërsa kryeimami Sabri Bajgora na ka udhëzuar të flasim me kabinetin e myftiut të Kosovës, ndonëse sekretari i përgjithshëm Resul Rexhepi, i kontaktuar nëpërmjet telefonit ka thënë se kompetent të deklarohet për këtë temë është vetëm Bajgora.
Megjithatë TV Arta, ka kontaktuar edhe me kabinetin e myftiut Naim Tërnava.
“Është kohe pushimesh dhe kompetentet mund të jenë të zënë apo edhe në pushim. Unë u interesova dhe mora këtë përgjigjeje: I tërë dokumentacioni i nevojshëm, kohë më parë, është dorëzuar në KK të Prishtinës dhe ne jemi në pritje të përgjigjes zyrtare të tyre”, ka qenë përgjigjja e shefit të kabinetit të myftiut Tërnava, Ejup Ramadani.
Plani i Xhamisë po kundërshtohet pasi nën të parashihen të ndërtohen disa lokale. Çështja e ndërtimit të xhamisë së madhe kishte kaluar në debat të nxehtë publik dhe më në fund ishte vendosur që kjo xhami të ndërtohet përballë objektit të Postës së Kosovës në lagjen Dardania.
E-Diaspora
-
Ardon Jashari me çmimin “Safp Golden Eleven” si mesfushori më i mirë në Zvicër Swiss Association of Football Players së fundmi ka ndar disa çmime për futbollistët më të mirë...
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
Jeta në Austri
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri Sipas policisë, në shumicën e vjedhjeve të banesave, viktimat kanë qenë të pranishëm dhe në gjumë...
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri