Lajme
Ndërkombëtarët, të shqetësuar me krizën politike në Kosovë
Shtetet e QUINT-it nëpërmjet një komunikate kanë thënë se Kosova ka shumë sfida dhe qytetarët e saj meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për t’u ballafaquar me këto sfida
Pesë shtetet më të fuqishme politike që janë të akredituara në Kosovë të njohura si QUINT (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) shprehen të shqetësuara me ngërçin politik në Kosovë, që u shkaktua pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. Ambasadorët e QUINT-it u bëjnë thirrje deputetëve kosovarë që të shkojnë në seancën e të hënës, dhe të procedojnë me zgjedhjen e organeve të reja të Kuvendit dhe Qeverisë.
Shtetet e QUINT-it thonë se është përgjegjësi e liderëve Kosovarë t’i krijojnë institucionet por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen.
“Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për t’u ballafaquar me këto sfida”, shkruajnë diplomatët e QUINT-it.
Sipas tyre, Është përgjegjësi e liderëve kosovarë t’i krijojnë këto institucione, por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen.
“Shpresojmë që liderët kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primarë dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shteteve të QUINT-it.
Ndryshe, kanë klauar më shumë se dy muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe partitë politike nuk po arrin t’i zgjedhin organet drejtuese të Kuvendit, kryetarin dhe nënkryetarët, si dhe qeverinë e re. Koalicioni fitues PAN nuk i ka votat e mjaftueshme për votimin e kryeparlamentarit dhe kryeministrit, ndërsa tri partitë tjera po e bllokojnë atë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










