Sport
Ndahet çifti i famshëm shqiptar
Gjithçka ka përfunduar. Futbollisti i njohur shqiptar, Blerim Xhemaili është ndarë nga gruaja e tij, Erjona Sulejmani, dhe procesi po shkon drejt divorcit, shkruajnë mediat ndërkombëtare, ndër to edhe ‘Blick’, por edhe ato italiane, përcjell albinfo.ch.
“Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ai la të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga avokatja e futbollistit shqiptar, Daniela Missaglia.
Ata kanë edhe një djalë së bashku, Luanin, kurse janë martuar që dy vjet e gjysmë, duke qenë ndër çiftet më të përfolura shqiptare, por edhe në Zvicër.
Erjona Sulejmani ishte njëra prej bashkëshorteve të futbollistëve që u kontaktua nga produksioni dhe u përfshi mes protagonisteve të programit “Capitane”, në transmetim te Spike. Programi tregon jetën luksoze të të fejuarave ose bashkëshorteve të futbollistëve dhe detaje plot gossip dhe sekrete në lidhje me jetën e tyre në çift.
Futbollisti dhe Erjona, ende nuk kanë folur për këtë rast, as nuk kanë pohuar, e as mohuar.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












