Lajme
NATO dhe SHBA-ja kërkojnë zgjidhjen e kontestit të emrit
NATO dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për zgjidhjen e kontestit të emrit, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që vendosi në favor të Shkupit.
Vendimi i GJND-së shpalli Greqinë fajtore lidhur me shkeljen e Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995, duke bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në samitin e vitit 2008.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka deklaruar se Maqedonia do të ftohet përsëri për t’iu bashkuar NATO-s, pasi ta zgjidhë kontestin për emër me Greqinë.
“Kjo nuk ka efekt në vendimin e aleatëve të NATO-s në samitin e Bukureshtit në vitin 2008”, ka theksuar Rasmusen, raporton INA.
Kurse SHBA-ja përmes ambasadorit të saj në Shkup, Pol Volers gjithashtu ka përsëritur mesazhet se qëndrimi i NATO-s është i njohur.
“Tani është koha e vërtetë që liderët e Maqedonisë dhe Greqisë të bëjnë përpjekje plotësuese dhe të zgjidhjen kontestin e emrit. Qëndrimi i NATO-s është i njohur. Maqedonia mund të bëhet anëtare, kur do të zgjidh kontestin e emrit”, ka theksuar ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers.
Sipas tij, vendimi i Gjykatës së Hagës është një shans për liderët politik të dyja vendeve të shfrytëzojnë mundësinë dhe sërish të përforcojnë përpjekjet për të zgjidhur problemin.
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, diplomati amerikan Metju Nimic ka vënë në pahë se vendimi i Hagës duhet të shihet si një nxitje për të zgjidhur problemin e emrit.
Ai ka shprehur gatishmërinë për të vijuar procesin e negociatave për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë, shkruan INA.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












