Lajme
Mjekët austriakë vazhdojnë ndihmën për fëmijët shqiptarë
Nuk është e pazakonshme që në Shqipëri dhe Kosovë, fëmijët të vdesin nga sëmundje të gjata, por të shërueshme. „Kjo ndodh pasi përkujdesja mjekësore është në mënyrë ekstreme e dobët“, deklaron mjeku austriak Michael Schodermayr, për të përditshmen austriake „Nachrichten“, ndërsa qëllimi tashmë 21-vjeçar i banorëve të Steyr në Austri, është që fëmijët e sëmurë sa më shumë të ndihmohen.
„Gjithçka kishte filluar në vitin 1990, unë doja ta thyej rutinën dhe të angazhohem“, rrëfen mjeku praktik nga Steyr. Ate e kishte mahnitur projekti gjerman „Friedensdorf international“, i cili ishte specializuar që në rajonet e luftës të ndihmojë fëmijët në aspektin mjekësor. Kështu pra, ai kishte vendosur që t`i bashkëngjitet këtij projekti, duke themeluar një shoqatë simotër në Austri dhe me një ekip mjekësh fillon udhëtimin nëpër rajonet e krizës.
„Fillimisht, qendra kryesore e veprimit ishte Afganistani, ndërsa më pas, nevoja e ndihmës mjekësore u zgjerua edhe në Shqipëri dhe Kosovë“, rrëfen Schodermayr.
Në vitin 2006, kjo shoqatë shkëputet nga ajo gjermane, duke ndryshuar emrin në „ Allianz für Kinder“, por edhe më tej e bën të njëjtën gjë, vazhdon mjeku austriak.
Në disponim qëndron një ekip mjekësor prej 30 infermierëve, të gatshëm për ndihma mjekësore. Dy deri tre herë gjatë vitit, ekipi mjekësor udhëton për në Shqipëri dhe Kosovë, për të gjurmuar masovisht sëmundjet eventuale te fëmijët. „Pothuajse të gjithë fëmijët trajtohen në mënyrë të barabartë, por ata të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe të cilët kanë nevojë për terapi intensive apo operacione të ndryshme, sillen në Austri“, potencon Schodermayr. Ndër sëmundjet më të shpeshtë nga të cilat vuajnë fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë, janë: sëmundjet e zemrës, ato ortopedike etj.
Trajtimet mjekësore për fëmijët janë falas. „Kjo përkrahet nga donacione private dhe personave bamirës, të cilët na kanë ofruar falsa shtretër mjekësor“, thotë mëtutje mjeku. Gjatë një viti, mund të trajtohen pacientë në një vlerë më së shumti, deri në një milion euro dhe me këtë rast, „Allianz für Kinder“ mund të trajtojë dhe ndihmojë rreth 100 vajza e djem me sëmundje të rënda.
„Gjithnjë krijohen momente të bukura, kur një fëmijë i sëmurë dërgohet i shëndoshë në vendlindje, pasi njerëzit janë aq falënderues“, vazhdon Schodermayr. Para pak kohësh, ai kishte përjetuar një gëzim të jashtzakonshëm: „Unë e ritakova një shqiptar të ri, i cili si fëmijë kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë, ndërsa tani ai ishte i shëndoshë dhe studionte Ekonominë në Tiranë. Po të mos e ndihmonim, me siguri se aî nuk do të ishte në mesin e të gjallëve“.
Qëllimi i Shoqatës nuk është që të ofrojë ndihmë mjekësore austriake për fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë, por që të përmirësojë edhe përkujdesjen mjekësore në këto vende. „Në disa fshatra shqiptare, ne kemi vendosur pika mjekësore dhe kemi trajnuar infermiere“, përfundon Schodermayr.
Që nga themelimi e deri më tani „Allianz für Kinder“ ka ndihmuar rreth 1.600 fëmijë me sëmundje të rënda.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














