Kosova
Ministrja Hajdari intervistohet nga Prokuroria e Kosovës
Hajdari e ka mbrojtur veten në heshtje në paraqitjen e saj si e pandehur para prokurorëve
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të hënën se ka thirrur për intervistim ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës (MINT), Rozeta Hajdari, e cila dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore, shkruan Evropa e Lirë.
Megjithatë, Prokuroria tha Hajdari e ka mbrojtur veten në heshtje në paraqitjen e saj si e pandehur para prokurorëve.
“Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale, ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, tha Prokuroria, transmeton albinfo.ch.
Verën e kaluar u arrestuan tre persona, dy prej të cilëve pjesëtarë të Ministrisë së Hajdarit, si të dyshuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Në atë kohë, Prokuroria kishte bastisur edhe zyrtarët e MINT-it dhe kishte konfiskuar prova materiale në lidhje me dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore.
Hajdari kishte thënë asokohe se dokumentet e konfiskuara si prova në ministri ishin të klasifikuara si sekrete shtetërore dhe i kishte hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje.
Bastisjet dhe arrestimet në MINT ndodhën pas publikimeve të disa audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku zyrtarët e kësaj ministrie pretendojnë se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk mbërriti kurrë. Sipas audio-incizimeve e njëjta gjë ka ndodhur edhe me rezervat e grurit.
Sipas Ligjit për rezervat shtetërore, rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile dhe shumë raste tjera të ngjashme. Rezervat shtetërore të mallrave sigurohen në bazë të Planit strategjik afatmesëm, kurse administrohen nga Departamenti i rezervave shtetërore të mallrave, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.
Rezervat shtetërore konsiderohen sekret shtetëror.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













