Lajme
Ministri në aeroport, interesohet për bashkatdhetarët
Ministri Makolli, ka qëndruar në Aeroportin "Adem Jashari" dhe ka kërkuar trajtim sa më korrekt të mërgimtarëve që vijnë në shtëpitë e tyre
Aeroporti Nërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka shtuar kapacitetet të sigurisë në fushën që i takon për të pritur bashkatdhetarët që vijnë në këtë periudhë në Kosovë për pushime verore.
ANP-ja, gjithashtu është kordinuar me policinë kufitare dhe shërbimin doganor në lehtësimin e procedurave të hyrje-daljes në aeroport.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka qëndruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” ku zhvilloi një takim me drejtorin e ANP, Ferda Yaka.
Me këtë rast ai u njoftua për së afërmi me përgatitjet që ANP i ka bërë në pritje të fluksit të shtuar të bashkëatdhetarëve.
Makolli ka kërkuar trajtim sa më korrekt të mërgimtarëve që vijnë në shtëpitë e tyre.
Drejtori i ANP-së “Adem Jashari”, Ferda Yakar, ka bërë të ditur për gatishmërinë për të pritur sa më mirë bashkëatdhetarët, duke premtuar rregullë dhe trajtim të mirë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” Kompania “Thinking Machines Lab”, e themeluar nga ish-drejtoresha teknike e OpenAI, synon të konkurrojë në tregun... -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













