Ekonomi
Ministri Murati: Presim që rritja reale ekonomike më 2022 të arrijë në 5.7 për qind
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe luftës së Rusisë në Ukrainë, ministria që ai udhëheq ka rishikuar parashikimet për rritjen ekonomike, dhe këtë vit, sipas tij, rritja reale ekonomike do të arrijë në 5.7 për qind.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 30 prill, Murati tha se lufta në Ukrainë pritet të ndikojë në perspektivën makroekonomike afatshkurtër dhe afatmesme. Ai tha se ka pasur rritje të inflacionit më shumë sesa ishte parashikuar.
“Mirëpo, si rezultat i tronditjeve në zinxhirin e furnizimit në tregjet globale dhe pasojave të luftës në Ukrainë, ekonomia e Kosovës pritet të ketë një rritje më të moderuar në vitin 2022, andaj edhe vlerësimet e Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve janë rishikuar krahasuar me ato fillestare për këtë vit. Kështu, nga parashikimet presim që rritja reale e vitit 2022 të arrijë 5.7 për qind, nxitur kryesisht nga eksporti neto dhe investimet. Kurse rritja nominale përsëri do të jetë dyshifrore, megjithatë janë presionet inflacionare që ndikojnë që rritja reale kësaj radhe të jetë më e ulët”, tha Murati.
Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes të së shtunës miratoi kornizën afatmesme të shpenzimeve për periudhën 2023-2025. Murati tha se pret që gjatë kësaj periudhe të vazhdojë trendi i rritjes ekonomike, por edhe ai i të hyrave buxhetore.
Projeksionet e Bankës Qendrore në Kosovë, të publikuara më 21 mars, kanë treguar se ekonomia e Kosovës, si pasojë e luftës në Ukrainë, do të pësojë ngadalësim të aktivitetit.
Sipas tyre, rritja ekonomike do të ngadalësohet në rreth 3.3 për qind këtë vit, nga 10.5 për qind sa ka qenë në vitin 2021.
Ndërkaq, sipas të dhënave zyrtare, inflacioni në muajin mars në Kosovë ka arritur në 10 për qind, krahasuar me muajin mars të vitit 2021.
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












