Lajme
Ministri Makolli është takuar me ambasadorin gjerman, Ernst Reichel
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka takuar Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Ernst Reichel, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushat që kanë të bëjnë me mërgatën kosovare në Gjermani.
Ministri Makolli e njoftoi ambasadorin gjerman me prioritet e MeD-së, duke potencuar këtu ndërtimin dhe zhvillimin e politikave që kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit kombëtar të mërgimtarëve në vendet ku ata jetojnë.
“Ruajtja e identitetit kombëtar është interes edhe i vendeve ku jetojnë mërgimtarët, pasi ata pasurojnë diversitetin kulturor të asaj shoqërie. Ne po ashtu jemi shumë të interesuar që diaspora jonë të jetë e integruar mirë në vendet ku jeton”, ka theksuar ministri Makolli.
Makolli po ashtu ka thënë se, ministria do të hartojë politika në përkrahje të investimeve të mërgimtarëve në Kosovë, pasi që sipas tij, hapja e bizneseve të mërgimtarëve jo vetëm që zhvillon ekonominë, por me hapjen e vendeve të reja të punës parandalon përpjekjet e shumë të rinjve për të ikur ilegalisht nga vendlindja.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka deklaruar gjithashtu se mos përfshirja e Kosovës në procesin e liberalizimit është një padrejtësi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës dhe familjarëve të tyre në diasporë në pamundësi të lëvizjes së lirë të tyre dhe kësisoj forcimit të lidhjeve familjare.
Kurse, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Ernst Reichel, ka thënë se Ministria e Diasporës përbënë një dikaster të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërshtetëror mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar se diaspora përbën një ndër elementet vendimtare për marrëdhëniet mes popujve.
Ai ka ofruar bashkëpunimin e ambasadës gjermane në projektet që kanë te bëjnë me diasporën kosovare në Gjermani.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












