Bota
Ministri i Jashtëm austriak: Të ndalohen shpërndarësit e Kur’anit nëpër rrugë
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, ka kërkuar që të ashpërsohet ligji për shpërndarësit e librit të shenjtë të fesë islame, Kur’anit. Ai, për këtë ka marrë shembull Gjermaninë.
Në Gjermani, një aksion policor në të njëjtën kohë, në orën 6:30 të mëngjesit, bastisi 190 apartamente në gjithë Gjermaninë, ku kishin për mision mbështetësit e “fesë së vërtetë”.
Ata përhapin mesazhe të urrejtjes në rrugët tregtare
Prej vitesh kjo organizatë është shumë e përhapur në gjithë Evropën, gjithashtu shumë aktiv është edhe në Austri. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, ka bërë thirrje për ndalim të menjëhershëm.
“Edhe në Austri nevojitet një ligj i integrimit, i cili duhet të jetë kundër fushatave të shpërndarjes së Kur’anit nga salafistët. Kjo është një shprehje e islamit politik dhe këtë nuk mund ta tolerojmë më tutje”, ka thënë ministri Kurz, shkruan oe24.at, përcjell “albinfo.ch”.
Rreziku, sipas gazetës austriake, është se mesazhet e këtyre grupacioneve dërgojnë të rinjtë në terrorizëm. Grupi i këtyre aksionarëve u bë i njohur duke shpërndarë Kur’anin nën emrin “Lexo”.
Në rrugët tregtare salafistët janë intensifikuar kontaktet me të rinjtë dhe fëmijët. Plani i tyre: rekrutimin i të rinjve në radikalizëm. Ata janë aktivë në gjithë Austrinë: Në rrugët e Vjenës, në Graz, Salzburg dhe Insbruk.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












