Shkurt.ch
Ministri Amman mbron Lirinë e Lëvizjes
"Nuk jemi të sinqertë kur për trenat e stërmbushur ose për kolonat e automjeteve nëpër rrugë fajtorë i bëjmë të huajt"
Anëtari i Qeverisë Federale të Zvicrës, ministri i financave Johann Schneider-Ammann i është vënë në mbrojtje lirisë së lëvizjes, duke iu referuar marrëveshjes që ka Zvicra me BE-në në këtë fushë. Falë kësaj marrëveshjeje, ka thënë ai, në vitet e kaluara është arritur të shmangej një “thatësi” në tregun zviceran të punës.
Më tutje Amman ka tërhequr vërejtjen se problemet në trafik dhe ato në ndërtimin e banesave nuk kanë ardhur si pasojë e migrimit. “Ne nuk jemi të sinqertë kur për trenat e stërmbushur ose për kolonat e automjeteve nëpër rrugë fajtorë i bëjmë të huajt “, ka thënë Schneider-Ammann në një ligjëratë në Cyrih, shkruan nzz.ch.
Ai po ashtu ka thënë se alternativë e lirisë së lëvizjes është që vednet e punës dhe ndërmarrjet të ikin nga Zvicra në vende tjera.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












