Lajme
Mezi po presim ta vendosim ligjin edhe në veri, thotë Sparks
Sipas tij, sundimi i rendit dhe ligjit duhet të shtrihet edhe në këtë pjesë të Kosovës.
Zëvendës shefi i misionit EULEX, Endy Sparks, ka deklaruar se zgjidhja e problemeve në veri pas vendosjes së barrikadave nga serbët e rebeluar duhet të bëhet me mjete paqësore.
Sipas tij, sundimi i rendit dhe ligjit duhet të shtrihet edhe në këtë pjesë të Kosovës.
“Sot është shi, moti i ftohtë dhe mua me të vërtetë më vjen keq për njerëzit që qëndrojnë afër barrikadave. Unë mendoj se ata po frikësohen për të ardhmen e tyre, por them se ata nuk kanë pse të frikësohen për këtë gjë, sepse sundimi i ligjit do të funksionalizohet në çdo pjesë të Kosovës dhe ne mezi presim që ta vendosim ligjin edhe në veri”, ka deklaruar Sparks.
Ai këto komente i bëri të shtunën gjatë një vizite që së bashku me Përfaqësuesin Special të Zyrës Ndërkombëtare Civile në Kosovë, Pieter Feith, i bën qytetit të Pejës, ku kanë arritur me tren në kuadër të turneut të trashëgimisë kulturore.
Feith ka thënë se kjo vizitë është një mundësi e mirë për t’u njohur për së afërmi me trashëgiminë kulturore të Dukagjinit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











