Bota
Merkel: Kriza e azilit, më e rëndë se ajo e Greqisë dhe e euros!
Ajo ka thënë se synon që çështja se cilat shtete të prejardhjes së azilkërkuesve duhen të konsiderohen “të sigurta” duhet të rregullohet në mënyrë unike, në rrafshin evropian
Kriza e azilit me të cilën po përballet aktualisht Gjermania, mund t`ia kalojë së shoejti edhe asaj në raport me Greqinë, me të cilën BE-ja po ballafaqohet prej disa vitesh. Një gjë të tillë e ka konstatuar kancelaria gjermane, Angela Merkel në “intervistën verore” dhënë televizionit ZDF të dielën.
Merkel ka thënë se shtete e BE-së duhet të kenë vlerësime të përbashkëta në këtë pikë. Këto shtete, ka thënë ajo, duhet që përfundimisht t`i unifikojnë standardet e azilit.
“Qasja me numrin e madh të refugjatëve ka gjasa që në të ardhmen e afërt të preokupojë BE-në më shumë se sa që atë po e preokupon aktualisht kriza greke dhe stabiliteti i euros”, citohet të ketë thënë kancelaria.
Siç dihet, vitin e kaluar, shtetet si Serbia, Bosnja he Maqedonia qenë shpallur “shtete të sigurta të prejardhjes”, transmeton albinfo.ch. Arsyeja për këtë klasifikim ka qenë shkurtimi i procedurave të azilit për këta shtetas. Tash ka presion nga CDU dhe SPD që në këtë grup të përfshihen edhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Merkel ka folur edhe për fluksin e madh të refugjatëve ekonomikë nga Ballkani perëndimor, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova.
“Ne nuk mundemi t`ia njohim azilin secilit që mendon se në Gjermani jetohet më mirë dhe se ka shanse për një vend pune. Gjermania nuk guxon t`i japë askujt shpresa të rreme. Ndryshe, ne nuk do të mund të ndihmojmë ata që me të vërtetë kanë neevojë për ndihmën tonë”, ka thënë kancelarja Merkel.
Zgjatja e procedurave të azilit ka të bëjë edhe me mungesat në personel në Zyrën Federale për Migracion dhe Refugjatë, ka thënë Merkel. “Ne duhet të përpiqemi të mobilizojmë rezervat sa i përket personelit”, është shprehur ajo.
Kancelarja ka thënë se Gjermania nuk është në rrezik që me kapacitetet e saj të mos mund të përballet me krizën. Fjala është për atë se problemet paraqiten në kushtet kur nuk kemi situatë të jashtëzakonshme, që do të kërkonte mobilizimin përkatës të resurseve. Dhe, përballë krizës së refugjatëve, Gjermania duhet të shqyrtojë përdorimin e mjeteve jashtë “modelit normal” të veprimit, gjegjësisht mobilizimin e përmendur më lartë.
Krizë dhe mungese personeli ka edhe në gjykatat administrative që shqyrtojnë ankesat e azilkërkuesve, Aktualisht në disa lande po shqyrtohet mundësia e angazhimit të profesionisteve te dalë ne pension për të zbutur këtë problem, shkruajnë mediet gjermane, përcjell albinfo.ch.
Duhet zgjeruar edhe kapacitetet për strehimin e refugjatëve në kampet e pranimit të tyre, ka thënë Merkel. Ndërsa lidhur me rritjen e numrit të sulmeve mbi kampet e azilit ajo ka thënë se “kjo nuk është në dinjitetin e vendit tonë”.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












