Lajme
Merkel në Serbi: Kosova në agjendë
Gjatë turneut të saj dyditor në Ballkan, kancelarja Merkel do të vizitojë edhe Serbinë, për të biseduar me zyrtarët e lartë serb
Mësohet se bisedimet e Merkelit me presidentin serb, Boris Tadiq, dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviq, pos tjerash, do të prekin edhe tensionet e fundit në Kosovë.
Merkel pritet t’i japë mesazhe liderëve serbë se nuk mund të vazhdojnë t’i mbështesin strukturat paralele dhe të destabilizojnë Kosovën ndërkohë dhe të aspirojnë të integrohen në Bashkimin Eruopian.
Vizita e 23 gushtit të kancelares gjermane në Beograd, Angela Merkel, nuk do të sjell lajme të mira për Serbinë kur në pyetje do të jetë Kosovë, shkruajnë mediat serbe. Sikurse raportonte “Blic” më herët, merret vesh se Brukseli i ka bërë të ditur Beogradit jozyrtarisht se nuk do të ketë negociata me Unionin evropjan përderisa kontrolli i veriut të Kosovës nuk i kthehet Prishtinës.
Kur është fjala te bashkëpunimi ekonomik, situata do të jetë ndryshe, meqë në këtë aspekt priten përmirësime të raporteve.
Angela Merkel do të jetë e percjellur me një delegacion të përbërë nga 63 persona.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









