Lajme
Menaxhimi i integruar i kufijve (ndër)shtetëror apo i kufirit administrativ
Nënshkrimi i marrëveshjes, si në të gjitha rastet e deritashme, u përcoll si nga njëra, ashtu edhe nga pala tjetër marrëveshjebërëse, me konstatimin se njëra është fituesja e tjetra është humbësja. E njëjta logjikë reflektohet pastaj edhe tek opozita e njërës dhe e palës tjetër. Derisä pala zyrtare serbe marrëevshjen e quan sukses të saj dhe aftësi të saj që në kufi me Serbinë të mos figurojnë elementet e shtetësisë së Kosovës, opozita serbe, përfshirë edhe kryetarët e komunave serbe të veriut të Kosovës, e quajnë këtë humbje për ta dhe de facto njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia zyrtare.
Sido që të jetë, zotër të situatës mbeten serbët barrikadues, të cilët i revidojnë apo i rrëzojnë përdhé marrëveshjet ashtu siç ju levërdis atyre.
Marrëveshja për integrim të menaxhuar të kufijve me Serbinë shënon në dukje të parë një hap përpara për autoritet e Kosovës. Kjo marrëveshje do të mund të konsiderohej një hap i konsiderueshëm përpara, po që se Serbia zyrtare do të obligohej përmes një marrëveshjeje të nënshkruar edhe nga vetë Bashkësia Evropiane, për ndërprerjen e çdo përkrahje financiare, organizative dhe policore- ushtarake për serbët e veriut të Kosovës. Ky është dashur të jetë kushtëzimi kryesor i palës kosovare për arritjen e marrëveshjes, kushtëzim i cili duket se ka munguar.
Përmes një klauzole të tillë të marrëveshjes për menaxhim të integruar do të dobësoheshin strukturat e organizuara serbe në veri të Kosovës dhe rrjedhimisht shtrirja e autoritetit të Qeverisë së Kosovës do të ishte plotësisht reale.
Shumëçka varet edhe nga vetë praktika e implementimit. Nëse Qeveria e Kosovës shfaq gatishmëri për kompromise të tjera të diktuara nga veprimet e barriakdave serbe, atëherë marrëveshje de facto di të revidohet dhe do të kthehemi prapë në pikën e nisur, natyrisht më të dobët se në start.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













