Futboll
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë”
Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi i tyre zviceran, Alessandro Barnetta
Kampionati Europian i Futbollit po afrohet, e bashkë me të edhe ethet e tifozëve. Faza e nxehtë ka filluar tani për shitësin e fanellave, Alessandro Barnetta, vëllai i ish-futbollistit të Nati-t, Tranquillo Barnetta: Ai ka një depo të plotë me fanella nga pothuajse të gjitha kombet pjesëmarrëse.
Barnetta ka shitje të madhe të fanellave dhe më së shumti të atyre zvicerane, transmeton albinfo.ch. “Fanellat nga Zvicra janë gjithmonë gjëja më e rëndësishme për ne. Rreth 50 nga 100 fanella të shitura janë zakonisht ato të ekipit kombëtar të Zvicrës.
Sipas Barnettës, lojtarët e Natit, si : Xhaka, Akanji dhe sidomos Sommer janë më të kërkuarit , shkruan fm1today.ch
Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e njohur është zakonisht një fanellë nga një vend ballkanik. “Fanella e Shqipërisë aktualisht është shumë e kërkuar. Në vendet e Ballkanit ka edhe shumë fanatikë që kërkojnë me të madhe një fanellë nga ekipi i tyre”, thotë Barnetta. Zakonisht bëhet e qartë gjatë kampionatit se cilat kombe të tjera janë ende të kërkuara. Barnetta aktualisht ka në magazinë fanella nga rreth 20 nga 24 vendet pjesëmarrëse.
Tifozët e më shumë se një kombëtareje
Ka disa tifozë që marrin disa fanella. Për shembull, njerëzit që kanë një vendlindje tjetër përveç Zvicrës, përcjell albinfo.c. Alessandro Barnetta, drejtori menaxhues i “sportglobe”, është pyetur vazhdimisht nëse ka fanella të kombinuara, me pamje të dy kombëtareve në to.
“Këta tifozë janë të apasionuar pas kampionateve. Dhe kur të dy vendet luajnë kundër njëri-tjetrit, ata munden në çdo rast, vetëm të fitojnë: fiton ose vendi i tyre i prejardhjes ose vendi në të cilin jetojnë.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











