Lajme
Më shumë siguri për investitorët gjermanë në Maqedoni
Paralajmërimi për ardhjen e investitorëve të rinj gjermanë si: “Drekslmaer”, “Krombert dhe Schubert”, sipas përfaqësuesve të kompanive gjermane në Maqedoni është një sinjal i mirë, por ende i pamjaftueshëm për të tërhequr investitorët e rangut si ajo e Fiatit në Serbi.
“Maqedonia ka nevojë për investime të mëdha nga Gjermania, por unë mendoj se mbi të gjitha ajo ka nevojë për më shumë projekte të reja nga sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm“, ka thënë për Deutsche Wellen Michael Schmidt, anëtar i bordit të Shoqatës maqedono-gjermane për ekonomi.
„Investimet si ajo e „Drekslmaer“, siç kuptova unë do të përgatisë pjesë për Mercedes si dhe pjesë për Krombert dhe Schubert në Manastir. Pozitive është, se që nga viti i kaluar ka investime gjermane edhe në fusha të tjera përveç industrisë së automobilave. Për shembull në bujqësi është duke përgatitur një investim për rritjen e perimeve në një sipërfaqe prej 30 hektarëve ku investitori gjerman do të prodhojë për eksport “, ka deklaruar Schmidt.
Një delegacion gjerman për biznes i udhëhequr nga Ministri gjerman i Ekonomisë, Philip Resler, pritet së shpejti ta vizitojë Maqedoninë. Pavarësisht nga kjo, autoritetet maqedonase aktivisht po lobonjë për tërheqjen e investitorëve të huaj.
Kreu i lartë qeverisës gjerman ka prezantuar disa herë mundësitë për të investuar jashtë vendit.Kompanitë e mëdha janë të fokusuar në tregjet në zhvillim të shpejtë si Kina, Brazili apo India, ku me mbështetjen e politikës shtetërore, sipërmarrësit gjermanë mund të marrin pjesë në projekte të mëdha.
„Maqedonia është një treg i vogël, që është tërheqës për firma të vogla e familjare në të cilat investohet pavarësisht mbështetjes politike. Kështu që unë shpresoj se klima e biznesit dhe kushtet e investimeve do të përmirësohen në mënyrë që ata automatikisht të vijnë në Maqedoni “, deklaron Schmidt .
Shoqata për biznes bashkon mbi 150 kompani në Maqedoni. Në sondazhin e fundit vjetor tradicional për konjukturën e vitit 2012 vërehet një përmirësim në klimën e biznesit dhe cilësisë së fuqisë punëtore.
Mungesa e efikasitetit në administrarë, mungesa e transparencës në tenderët publikë dhe pasiguria ligjore janë probleme të cilat kanë nevojë për korrigjim.
“Këto janë çështje që sigurisht duhet të angazhohet qeveria për të arritur progres në drejtim të interesave të investitorëve potencialë nga Gjermania dhe nga çdo vend tjetër. Kritike është edhe tema e moralit të pagesës, dmth likuiditeti i cili duhet të të përmirësohet në vend. Rezultatet e sondazhit janë tregues relevant për investitorët potencial të cilët në këtë mënyrë mund të informohen. Ne e shohim veten si një lloj platforme për kontaktet dhe ndërmjetësim për investitorët potencialë,” ka theksuar për Deutsche Wellen Mathias Hanel, drejtor i shoqatës maqedono-gjermane për ekonomi.
Kjo shoqatë biznesi, më e madhja e këtij lloji funksionon me suskes për katërmbëdhjet vjet me radhë në Maqedoni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026









