Lajme
Më shumë se gjysma e të rinjve të papunë
Papunësia e rinisë në Ballkan është pothuajse katër herë sa mesatarja e BE-së, nënvizohet në një analizë të “Setimes”.
Në shumicën e vendeve, sistemi arsimor dhe mungesa e programeve të punës janë gjykuar si fajtorët kryesorë.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë për shembull, Zyra Kombëtare Statistikore thotë se më 2011, plot 55 % e njerëzve nga 15 deri në 30 vjeç ishin të papunë.
Në Maqedoni, Zyra Shtetërore e Statistikave thotë se 52.5 % e atyre midis 15 e 24 vjeç ishin të papunë, transmeton INA.
Më shumë se kaq është gjetur në Greqi, ku niveli i papunësisë për ata nën 25 vjeç është 51.5%. Në Serbi ajo është afërsisht 50%.
Atje, Shërbimi Kombëtar i Papunësisë po punon që të vendosë njerëzit në punë duke ofruar subvencione për ata që dëshirojnë të fillojnë bizneset e tyre.
Në Bullgari, Instituti i Statistikave vlerësoi se kishte 28.9 % e të rinjve nën 24 vjeç që ishin të papunë në fund të 2011-tës.
Në Malin e Zi gjithashtu, papunësia e rinisë shihet si një nga problemet më të rëndësishme shoqërore, ndonëse niveli i papunësisë mes të rinjve është relativisht i ulët, në 11%.
Papunësia po i shtyn të rinjtë të largohen nga vendi në kërkim të shanseve më të ndritura jashtë vendit. Në Serbi për shembull, 63% e studentëve universitarë thonë se do të dëshirojnë të largohen nga vendi, i cili renditet i dyti në botë në ‘rrjedhjen e trurit’, sipas Agjencisë të SHBA-së për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID).
Në Kosovë, më shumë se gjysma e të rinjve dëshirojnë të emigrojnë, sipas UNDP-së
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












