Lajme
Me akrobacione mbyllet “Muaji i frankofonisë” në Kosovë
Artisti i cirkut Arnaud Essertel me perfomancën rreth 20- minutëshe “Çelësi i 24-t”, solli një spektakël, të martën mbrëma, në Teatrin e Gjakovës. Ai i la vend shfaqjes në trapez të Marie Mercadal.
Këto dy performanca kanë mbyllur “Muajin e frankofonisë” në Kosovë, por jo edhe aktivitetet. Ato do të vazhdojnë deri më 30 mars.
Këtë prezantim të cirkut, ambasadori i Francës në Kosovë, Jean Francua Fitou, ka thënë se është “ manifestimi më i bukur i ‘Muajit të frankofonisë’”, raporton koha.
“Frakofonia nuk është vetëm për kryeqytetin, apo vetëm për të privilegjuarit, por është një gjest për vëllazërim ndërmjet të gjithëve”, ka thënë ambasadori Fitou.
“Është një gjest vëllazërie të veçantë në mes ambasadave të Zvicrës dhe Francës që të vijmë këtu në këtë qytet, ku kemi dëshirë që të vijmë përsëri”, shtoi më pas ai, duke falënderuar të gjithë ata që kanë organizuar manifestimet.
Nga dita e dytë e marsit, Aleanca Franceze, për të prezantuar vlerat e frankofonëve, ka organizuar një numër të madh të aktiviteteve kulturore, koncerte, shfaqje filmash dhe aktivitete të tjera për të rinj.
Aktivitetet janë mbajtur në disa qytete të Kosovës, si në Prishtinë, Mitrovicë, Graçanicë, Prizren e Pejë. Për të përmbyllur manifestimet zyrtare, ata kanë zgjedhur qytetin e Gjakovës.
Christian Winter, përfaqësues i Ambasadës së Zvicrës, e cila së bashku me Ambasadën e Francës kanë organizuar këtë aktivitet njëmujor, ka thënë se Ambasada e Zvicrës është e kënaqur që ka marrë pjesë në këtë ngjarje.
“Me këtë rast dua të falënderoj Ambasadën e Francës, por edhe Aleancën Franceze për angazhimin e saj. Pa punën e tyre të veçantë bërja e këtij programi nuk do të ishte e mundur”, ka thënë Winter.
“Duke marrë pjesë aktivisht në “Muajin e frankofonisë”, organizatorët duan që të kontribuojnë për të realizuar një objektiv të madh për frankofoninë, duke u munduar që të forcojnë dialogun nëpërmjet kulturave dhe shoqërive të ndryshme…”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










