Lajme
Mbyllen të gjithë kufijtë tokësorë – përveç për shtetasit e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet aktualisht ka njoftuar se Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor përveç për shtetasit e Kosovës .
Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen në një periudhë prej 15 ditëve.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor për ata që hyjnë në Kosovë përveç për shtetasit e Kosovës. Qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen për 15 ditë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Tutje, Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjitha kafiteritë dhe restorantet dhe aktivitetet kulturore e sportive.
“Qeveria ka vendosur që të mbyllen kafet dhe restorante, të gjitha qendrat tregtare dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive në të gjithë Kosovën”, shtoi Kurti.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












