Lajme
Mbi shtatë milionë euro nga veturat e vjetra
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka deklaruar se për dy muaj janë importuar mbi 4 mijë vetura
Vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të importuar vetura të vjetra deri në 13 vjet, ka bërë që të rritet interesimi i qytetarëve të Kosovës për të importuar vetura nga vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, kryesisht nga Gjermania.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka deklaruar se për dy muaj janë importuar mbi 4 mijë vetura, që i kanë sjellë buxhetit të Kosovës mbi shtatë milionë euro.
Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, sa më e vjetër vetura, aq me e lartë do të jetë akciza.
Për veturat me kilometrazh 00 nuk do të ketë akcizë fare. Veturat 2000 kubikë deri në 8 vjet e vjetër do të kenë akcizë prej 500 eurosh, ato 9 vjet 700 euro, 10 vjet 800 euro, 11 vjet 900 euro, 12 vjet 1000 euro, 13 vjet 1100 euro. Veturat mbi 2000 kubikë do të kenë akcizë më të lartë. P.sh, vetura 13 vjet mbi 2000 kubikë do të ketë akcizë 1500 euro.
Me ndryshimin e kësaj akcize Qeveria mëton të inkasojë rreth 20 milionë euro, që janë shumë domethënëse për buxhetin e këtij viti, shkruan Epoka e re.
Qeveria me propozimin për ndryshim të akcizës dhe lejimit të importimit të veturave më të vjetra se tetë vjet është arsyetuar duke thënë se qytetarët do të përfitojnë, po ashtu edhe buxheti do të ketë të hyra, do të rritet siguria, si dhe do të përmirësohet ambienti.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











