Kuriozitete
Mbahet edicioni i 5-të i Lojërave ndërkombëtare të erës
Qyteti spanjoll Empuriabrava ishte nikoqir i Lojërave ndërkombëtare të erës, në edicionin e pestë të tyre. 200 fluturuesit më të mirë në botë konkurruan në 8 kategori për të marrë epitetin e më të mirit në botë, përcjell albinfo.ch.
Atleti spanjoll, Cesar Rico, u shpall fluturuesi më i shpejtë në botë, pasi fitoi në kategorinë “Speed Solo”.
“Ndjenjë e pabesueshme, nuk e prisja, ka qenë një konkurrencë shumë e ngushtë. Ka qenë një garë shumë e fortë dhe gjithçka është vendosur në pak sekonda”, ka thënë Rico.
Australiania 12-vjeçare, Amy Watson, fitoi garën në kategorinë “Junior Freestyle”. “Kjo është ëndërr e çdo fëmije. Ky tunel të krijon mundësinë ta përjetosh fluturimin e vërtetë, por shumë gjëra duhet mësuar paraprakisht”, tha Watson.
E, organizatorët thanë se synimi i tyre është që ky aktivitet të shndërrohet në sport olimpik për Lojërat Olimpike “Paris 2020”.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










