Lajme
Mashtrohen shkodranët, kërkojnë azil ekonomik në Suedi
Një numër prej rreth 100 familjesh nga Shkodra janë shpërngulur drejt Suedisë vetëm gjatë prilli
Shkodranët ia kanë mësyrë Suedisë me shpresë të përfitimit të azilit, ndërsa mësohet se vetëm në pak ditë, 300 persona kanë rezervuar bileta për të udhëtuar drejt shtetit nordik.
Shpërnguljet masive kanë marrë hov pas një thashetheme, sipas të cilit, Suedia ofron azil ekonomik deri më datën 10 maj.
Problemi është që Suedia nuk pranon azilantë ekonomikë dhe politikë nga Shqipëria, e në fakt, asnjë vend i “Shengen”-it nuk pranon, gjë që ishte një nga kushtet e nënshkrimit të marrëveshjes së lëvizjes së lirë, raporton mapo.
Pjesa më e madhe e këtyre banorëve thonë se po shpërngulen për arsye ekonomike, ndërsa sipas tyre ata janë dëmtuar rëndë nga përmbytjet dhe ende nuk kanë marrë dëmshpërblim.Familjet shkodrane deklarojnë se do shkojnë për vizita turistike.
Sipas informacioneve nga banorë të këtyre fshatrave, ky fluks ka ndodhur pasi është përhapur lajmi se deri më datën 10 maj do të pranohet azili ekonomik në Suedi.
Familjet që vendosin të largohen drejt Suedisë pajisen me vërtetime nga komunat, ku deklarohet se ato nuk trajtohen me ndihmë ekonomike, nuk janë të punësuar dhe nuk ushtrojnë aktivitet privat.
Sipas informacioneve zyrtare të Ministrisë së Jashtme suedeze bëhet e ditur se azili politik dhe ekonomik për shtetasit shqiptarë është i pamundur në tokën suedeze, përveç rasteve kur shqiptarëve iu kërcënohet seriozisht jeta në vendin e tyre, ndërsa ky fakt duhet të miratohet nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë.
Në të kundërt, shqiptarët qëndrojnë për disa muaj në Suedi dhe më pas do të kthehen përsëri në vendin e tyre, duke iu refuzuar azilin politik dhe ekonomik.
Miratimi i marrëveshjes së lëvizjes së lirë u shoqërua me një fushatë të gjatë mediatike në Shqipëri. Qytetarët ishin informuar për ato që ishin të ndaluara prej kësaj lëvizjeje, që nga koha e qëndrimit deri te ndalimi i azilit, që prej kohësh është bërë problem për BE-në.
Komisioni Evropian, vetëm para pak kohësh inicioi një ligj që mund të çojë në pezullimin e përkohshëm të lëvizjes si shkak i vrullit të kërkesave për azil. Më shumë se njëherë, drejtues të BE-së kanë bërë thirrje për ndalimin e valës së azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit, gjë që do të çonte në pezullimin e lëvizjes së lirë, paralajmërim që vazhdon të mos dëgjohet nga qytetarë që gënjehen për mundësitë e një azili në vendet e BE-së.
Numri i azilantëve nga Shqipëria nuk është paraqitur alarmant deri tani.
Nga të dhënat e Eurostat-it, numri i kërkesave për azil varion nga 600 në 800 në një vit dhe më shumë se 90 për qind e tyre janë refuzuar.
BE-ja nga ana e saj është tashmë duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit të lëvizjes së lirë dhe një nga arsyet e këtij pezullimi është qarkullimi i emigrantëve të paligjshëm.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












