Koronavirusi: çast pas çasti

Masat e reja kundër koronavirusit, kosovarët ja mësyen Shqipërisë

Gjatë ditës së sotshme, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa të reja kundër koronavirusit.

Shtatë komunat: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja do të hynë në karantinë gjatë vikendit, transmeton Indeksonline.

Por, duket se kosovarët nuk duan të rikthehen përsëri në karantinë. Ata ja ka mësyrë Shqipërisë, për të kaluar fundjavën.

Indeksonline ka arritur të sigurojë një fotografi nga pika kufitare në Morinë, ku janë krijuar kolona të mëdha.

Përveç karantimit të shtatë qyteteve, me masat e reja, lokalet duhet të mbyllen në orën 20:00 në gjithë vendin.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar që nesër dhe të hënën do të ketë protesta kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës.