Futboll
Xhaka rrit standardet dhe mentalitetin fitues te Sunderlandi
Ballard: Xhaka ka ngritur standardin e Sunderlandit
Qendërmbrojtësi i Sunderlandit, Dan Ballard, ka vlerësuar ndikimin e madh që transferimi i Granit Xhakës ka pasur në skuadër, duke thënë se mesfushori zviceran ka ngritur ndjeshëm standardet dhe mentalitetin fitues në ekipin që këtë sezon është rikthyer në Premier League.
Xhaka, kapiten i Zvicrës dhe i Sunderlandit, iu bashkua klubit anglez gjatë afatit kalimtar veror nga Bayer Leverkuseni dhe menjëherë mori rolin e liderit në skuadër. 33-vjeçari ishte një nga përforcimet kyçe të Sunderlandit pas rikthimit në elitën e futbollit anglez përmes plejofit.
Sunderlandi së fundmi triumfoi në derbin e zjarrtë ndaj Newcastle United me rezultat 1:0, ndërsa Ballard thekson se ndikimi i Xhakës ka qenë vendimtar jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Ballard, i cili ka qenë pjesë e Akademisë së Arsenalit në kohën kur Xhaka luante për ekipin e parë të “Topçinjve”, pranon se ishte i befasuar nga ndikimi i menjëhershëm i mesfushorit zviceran.
“Isha pak i habitur kur u transferua. Nuk isha i sigurt se sa do të funksiononte, por nuk e kisha imagjinuar kurrë se një individ mund të kishte kaq shumë ndikim në skuadër. Që nga dita e parë, standardet janë rritur sepse ai çdo gjë e bën 100 për qind. Krijohet ndjenja se, nëse ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme dhe vazhdon të punojë në mënyrë perfekte, atëherë pse të mos e bëjmë edhe ne”, ka deklaruar Ballard për BBC.
Sunderlandi ka regjistruar shtatë fitore dhe katër humbje në 16 ndeshje të zhvilluara deri tani në kampionat, ndërsa Ballard beson se këto rezultate janë fryt i mentalitetit fitues që Xhaka ka sjellë në ekip.
“Nga palestra e deri në qendrën stërvitore, ai është gjithmonë maksimalisht i përqendruar. Edhe kur kushtet janë të vështira, ai jep gjithçka. Kur e sheh atë duke vepruar kështu, bëhet e papranueshme që të tjerët të mos ndjekin të njëjtin ritëm. Ai na ka rritur të gjithëve”, ka shtuar qendërmbrojtësi 26-vjeçar.
Në sezonin aktual të Premier League, Xhaka ka shënuar një gol dhe ka regjistruar katër asistime në 16 paraqitje me fanellën e Sunderlandit.
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











