Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përsëritur kritikat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se është më e vështirë të merresh vesh me të sesa me presidenti rus Vladimir Putin.
Trump i ka cilësuar gjithashtu si “turp” sulmet e reja të Ukrainës ndaj rafinerive ruse të naftës.
Ai deklaroi se “nuk është ndonjë admirues i madh i Zelenskyt” dhe se ai “nuk është një person me të cilin është mirë të bashkëpunojmë”.
“Ai nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje. Thotë se dëshiron marrëveshje, por në të vërtetë nuk e dëshiron. Siç e dini, Putini e urren Zelenskyn dhe Zelensky e urren Putinin. Dhe kur ekziston një urrejtje e tillë, është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje”, deklaroi ai, raporton BBC, transmeton albinfo.ch.
Zelensky nuk ka reaguar ndaj kritikave të fundit të Trumpit.