Futboll
Leon Avdullahu në Kosovë, optimist për ndeshjen me Zvicrën
Leon Avdullahu ka arritur sot në mëngjes në Kosovë, teksa pas pak ditësh, Avdullahu do të udhëtojë për në Basel, ku do të luaj ndeshjen ndaj Zvicrës, përfaqësueses së vendit ku u lind dhe u zhvillua si lojtar.
Ai ka folur për herë të parë për vendimin që e mori javën e kaluar për t’iu bashkuar Kosovës ndërsa është pritur në aeroport nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, projekti i FFK-së ia ka bërë edhe më të lehtë vendimin për ta përfaqësuar Kosovën e jo Zvicrën në nivel ndërkombëtar.
“Shpresoj të fitojmë, të bëjmë lojë të mirë. Zvicra është favorite, por edhe ne kemi ekip të mirë dhe do të jetë lojë e fortë. Do ta jap gjithmonë maksimumin për Kosovën. Kam zgjedhur me zemër dhe për projektin”, thotë mesfushori.
Sa i përket ndeshjes me Zvicrën, ai tha se Kosova ka gjasat e saj në grup.
“Gjithçka është e mundur dhe jam gjithmonë optimist dhe pozitiv”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













