Lajme
Marrëveshje LDK-PDK për koalicion
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçit janë pajtuar në parim për bashkëqeverisje. Takimi e ndërmjetësoi presidentja Atifete Jahjaga
Pas më shumë se pesë muaj të ngërçit politik, të mërkurën mbrëma është arritur një marrëveshje në parim për koalicionin e ardhshëm qeveritar ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Marrëveshja është arritur ndërmjet dy liderëve, Isa Mustfaës dhe Hashim Thaçit.
Këtë marrëveshje e ka konfirmuar presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila bashkë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, i ka bashkuar dy rivalët politikë.
“Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, me nismën e dy liderëve, z.Thaçi dhe z.Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë presidentja Jahjaga në një komunikatë për media.
Të dy liderët politikë, sipas saj, theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë siç thuhet, karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit tonë.
“Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin lehtësues në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në këtë proces”, thuhet në njoftim.
Nga asnjëra parti nuk jepen informata shtesë se cili nga dy liderët do ta drejtojë Qeverinë e re.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










