Lajme
Marrëveshja Kosovë-Serbi rrezikon të dështojë
Agjencia gjermane e lajmeve DPA e konsideron gati të dështuar marrëveshjen Kosovë-Serbi. Sipas kësaj agjencie zbatimi i marrëveshjes është ngrirë
Marrëveshja e nënshkruar nga dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq me qëllim që t’i jepet fund mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi ka gjasa të dështojë. Kështu shkruan gazeta prestigjioze gjerman e Tageszeitnung duke transmetuar burimet e DPA-së.
Bisedimet për zbatimin e marrëveshjes, siç thuhet janë ngrirë. Përfaqësuesit e serbëve në veri tashmë kanë paralajmëruar bojkotimin e marrëveshjes dhe po punojnë kundër zbatimit e saj, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA, transmeton RTK.
Ndërkohë, DPA bisedimet e grupeve serbe dhe shqiptare, që ishin mbledhur në Bruksel, lidhur me planin për zbatimin e marrëveshjes, i konsideron të dështuara. DPA, për këtë citon deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi dhënë kësaj agjencia pas përfundimit pa sukses të këshillimeve dyditore.
Gazeta gjermane Tageszeitung, ndërkaq, shkruan se përfaqësuesit e katër komunave serbe, tashmë po kërkojnë ndihmë edhe nga Moska zyrtare. Në letrën e tyre dërguar Qeverisë ruse, kërkojnë mbështetjen e Kremlinit kundër marrëveshjes dhe Brukselit.
Ata tani po kërkojnë një marrëveshje tjetër me të cilën do të siguronin një autonomi brenda shtetit të Kosovës. Kundër marrëveshjes dhe zbatimit të saj, njofton shtypi gjerman serbët e Kosovës mbajnë sot edhe një protestë në Beograd.
Arsyeja e dështimit të bisedimeve dyditore në Bruksel, ende nuk është e qartë plotësisht, shkruan Tageszeitung, ndërsa shton se Serbisë po kalon koha ngadalë dhe se me këtë sjellje, ajo po rrezikon të humbë terminin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim që shpreson të marrë në qershor.
Datën e fillimit të bisedimeve Beogradi do ta marrë vetëm nëse zbatohet marrëveshja e arritur pesëmbëdhjetë pikëshe, shkruan Tageszeitung.
Ndryshe, është shteti gjerman i cili ua ka bërë me dije palëve, respektivisht Beogradit zyrtar se pa zbatimin e marrëveshjes, nuk ka progres me BE-në. Gjithashtu i njëjti sinjal ka ardhur edhe kancelaritë tjera evropiane dhe borëra se pa zbatim, marrëveshja është zero.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













