Lajme
Maqedonisë dhe Serbisë mund tu pezullohet liberalizimi i vizave
Mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza për Maqedoninë dhe Serbinë mund të adaptohet nga BE-ja deri nga 24 maji
Maqedonia po rrezikon që t`i pezullohet liberalizimi i vizave me BE-në, që e pati fituar para një viti. Nëse ajo dhe Serbia nuk ndërmarrin masa të shpejta për të ndalur valën e azilkërkuesve, (kryesisht në Belgjikë dhe në Suedi) ka mundësi që Brukseli të bëjë pezullimin e regjimit pa viza me këto dy shtete për një periudhë disa javësh ose disamuajshe.
Ky konstatim del nga deklarimi që i ka bërë gazetës Dnevnik të Shkupit një diplomat nga kabineti i ministrit belg për imigrim Melchior vatle. Sipas tij Belgjika ka konstatuar një problem të madh me azilkk¨üerkuesit sidomos ata nga Serbia dhe nga maqedonia. Nga viti i kaluar numri i tyre jo vetëm që nuk është zvogëluar por është rritur në mënyrë konstante, ka thënë ai.
Vetë Vatle në një paraqitje të tij të në muajin shkurt pati thënë se zvogëlimi i numrit të kërkuesve të azilit nga Maqedonia nuk është iai i prituri. Sipas shënimeve që pati dhënë ai, në janar të këtij viti 91 shtetas të Maqedonisë kishin kërkuar azil në Belgjikë. Nga ky numër pastaj në shkurt u bënë qindra. Kështu, krahasuar me vitin 2008 (kur regjimi i lirimit nga vizat ende nuk ishte hyrë në fuqi) vetëm 122 shtetas të Maqedonisë kishin kërkuar azil në Belgjikë e në vitin 2009 ishin 209 të tillë.
Mirëpo, në viti 2010 ky numër u shumëfishua, duke arritur në 1082 persona gjatë tërë vitit. Edhe këtë vit, sipas Vatle, po vazhdoitrendi aktual, mund të pritet që së paku 800 veta nga Maqedonia të kërkojnë strehim në Belgjiklë. “Dhe ky është një numër shqetësues për një vend me 2 milionë banorë.”
Shtimi i shënuar gjatë muajit mars (108 nga Maqedonia dhe 188 nga Serbia) ka shtyrë belgjikën që të kërkojë një zgjidhje nga Komisioni Evropian (EC). Përgjigja e EC ishte propozimi për një pezullim të përkohshëm të regjimit të qarkullimit pa viza me këto shtete.
Se gjendja është serioze, ka pohuar edhe Tanja Fajon, ish raportuese e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për BeH. Sipas saj mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza do të adaptohet nga BE-ja sipas të gjitha gjasave deri nga 24 maji, ndërsa vendimi final nga ministrat përkatës të drejtësisë dhe të punëve të brendshme pritet për në qershor.
Nga ana tjetër, nga zyra e Vatle thonë se qëllim i tyre nuk është heqja e regjimit të lëvizjes pa viza por gjetja e një zgjidhjeje për problemin. “Heqja e tërësishme e këtij regjimi mund të jetë një alternativë vetëm në rast se nuk do të mundemi të gjejmë një zgjidhje. Por unë ju siguroj se ne, në kërkim të një zgjidhjeje nuk kemi arritur ende atë pikë”, është përgjigja nga kabineti i ministrit belg për imigrim, Melchior Vatle.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










