Lajme
Maqedoni:Rreziku nga rikthimi i vizave
Nazmi Maliqi: Me sanksione dhe dënime të rënda nuk mund të sfidohet lëvizja e lirë, por me krijimin e mirëqenies ekonomike
Qytetarët e Maqedonisë edhe më tej do të mund të lëvizin në të gjitha vendet e zonës Shengen pa viza, tha të mërkurën zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje të integrimeve, Vasko Naumovski.
Ai theksoi se Qeveria, me masat që po i ndërmerr dhe që do të vazhdojë t’i ndërmarrë, nuk do të lejojë të rrezikohet ky përfitim historik dhe për të gjithë ata, të cilët do të përpiqen ta keqpërdorin regjimin pa viza, siç tha Naumovski, do të pasojnë sanksionet.
“Dëshirojmë t’i qetësojmë qytetarët e ndërgjegjshëm dhe t’i shqetësojmë të pandërgjegjshmit. Dy milionë qytetarë nuk do të jenë viktima të disa individëve që dëshirojnë të përfitojnë, apo disa qindra qytetarëve me shpirt aventurist. Pra, ata jo vetëm që nuk do të fitojnë azil, por edhe nuk do të kalojnë pa u dënuar”, deklaroi Naumovski.
Duke e komentuar propozimin e së martës nga ana e KE-së për mekanizëm mbrojtës, Naumovski u shpreh se është e qartë se paralajmërimet për gjoja heqjen e regjimit për viza, janë vetëm pjesë e fushatës parazgjedhore.
Ndërkaq, eksperti për çështje ndërkombëtare, Nazmi Maliqi, vlerësoi se me sanksione dhe dënime të rënda nuk mund të sfidohet lëvizja e lirë, por me krijimin e mirëqenies ekonomike, me krijimin e kushteve minimale për jetesë, si dhe eliminimin e dallimeve sociale në vise të caktuara.
“Qeveria është fajtori kryesor, bashkë me strukturat e saj, sepse nuk ka mbajtur llogari për mirëqenien e atyre qytetarëve dhe që ky shtet të ketë njëherësh një zhvillim në të gjitha viset. Nuk pajtohem me atë se atyre u mungon kultura e respektimit të normave juridike dhe respektimit të regjimit të vizave, por thjesht është interesi familjar në mungesë të kushteve elementare. Varfëria ka ndikuar që ata të marrin rrugën për të kërkuar shpëtim nga skamja në shtetet e BE-së”, vlerësoi Maliqi.Eksperti Maliqi nënvizon se masat shtesë për kontrollin, si dhe monitorimin, të theksuar nga Komisioni Evropian gjatë zbatimit të liberalizimit të vizave, janë një porosi e qartë për Qeverinë e Maqedonisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









