Lajme
Maqedonia, marrëveshje për pensionet me 20 shtete
Maqedonia ka nënshkruar dhe ratifikuar mbi njëzet marëveshje ndërkombëtare për sigurimin e pensioneve dhe të invaliditetit
Qytetarët e Maqedonisë, që kanë punuar në vende të huaja në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurimin e pensionit dhe të invaliditetit kanë mundësi që të fitojnë të drejtën e marjes së pensionit në Maqedoni.
Maqedonia ka nënshkruar dhe ratifikuar mbi njëzet marëveshje ndërkombëtare për sigurimin e pensioneve dhe të invaliditetit me shtetet e rajonit të Ballkanit, ato evropiane dhe më gjerë, raporton DW.
Kësisoj u është mundësuar qytetarëve të saj të gëzojnë të drejtën e pensionit nga shtetet e tjera. Me implementimin e këtyre marrëveshjeve, qytetarët nga Maqedonia për realizim të së drejtës së pensionit në një shtet tjetër mund të shfrytëzojnë pension të huaj në Maqedoni dhe më pas të kenë sigurim shëndetësor për veten dhe familjen. Në bazë të këtyre marrëveshjeve, 35 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë realizuar të drejtën e pensionit nga shtetet tjera.
“Përmes marrëveshjeve mundësohet trajtim i barabartë i pensionistëve, për të cilët zbatohet marrëveshja e sigurimit të pensionit, të invaliditetit si dhe e sigurimit në rast papunësie, të rritjes së numrit të fëmijëve dhe sigurimit në rast të lëndimit në punë apo të sëmundjeve profesionale”, sqaron për DW Irena Ristovska, përfaqësuese e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Rreth 12 mijë qytetarë shfrytëzojnë pensionin nga Gjermania
Drejtori i Fondit për sigurimin e pensioneve dhe të invaliditetit në Maqedoni, Hisni Jakupi thotë, se roli i institucionit që ai drejton, ka të bëjë me zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve, përkatësisht të ndërmjetësojë gjatë realizimit të të drejtave për sigurimin e pensionit dhe të invaliditetit, për të siguruarit, të cilët kanë realizuar stazh pensional në një shtet tjetër.
“Me zbatimin e marrëveshtjeve bilaterale për sigurimet sociale, diku mbi 35 mijë qytetarë që kanë punuar në shtete tjera e shfrytëzojnë këtë pension në një vend tjetër. Numri më i madh është nga ish-republikat Jugosllave. Por edhe nga Gjermania, prej nga rreth më shumë se 12 mijë qytetarë shfrytëzojnë pensionin nga ky shtet”, thotë drejtori i Fondit Pesional Hisni Jakupi.
Maqedonia në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurimin e pensionit dhe të invaliditetit, në veçanti me vendet, me të cilat ka të nënshkruar marrëveshje, është e detyruar që të bëjë pagesën e pensioneve në vendin, në të cilin përdoruesit posedojnë shtetësinë ose jetojnë në atë shtet.
Numri i këtyre qytetarëve me shtetësi të huaj është diku mbi 7.551 pensionist nga 30 vende të ndryshme të botës.
Nga nëntori 2011 do të fillojë një fushatë, gjatë së cilës zyra administrative e fondit do të japë sqarime dhe këshilla profesionale për procedurën e përgjithshme për ushtrimin e të drejtave që burojnë nga marrëveshjet nderkombëtare për pension.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











