Lajme
LIMAK investon 100 milionë në Maqedoni
Këtë deklaratë e ka dhënë në ceremoninë e hapjes së laboratorit për endoskopi në Shkup, kryeministri maqedonas Gruevski
Holdingu turk Limak pritet të investojë mbi 100 milionë euro në sektorët si turizmi, energjia dhe bujqësia në Maqedoni, ka thënë të shtunën kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski për mediet.
Limak tashmë ka blerë sipërfaqe të mëdha toke në Maqedoni dhe ka plane zhvillimi për të ndërtuar hotel, një qendër tregtare prej 9000 metrash katrorë, ndërtesa banimi dhe ndërtesa tjera.
Holdingu në fjalë planifikon edhe ndërtimin e një rruge nëntokësore, ka thënë Gruevski. Këtë deklaratë ai e ka dhënë në ceremoninë e hapjes së laboratorit për endoskopi digjestive në Klinikën e gastroeneterohepatologjisë në Shkup.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











