Lajme
Ligji rregullon sferën e të papunëve dhe punëkërkuesve
Punëkërkuesit obligohen të paraqiten çdo tre muaj në zyrat e punësimit
Ligji për Regjistrimin e të Papunëve dhe Punëkërkuesve i miratuar nga Kuvendi i Kosovës do të rregullojë mënyrën, procedurat dhe kushtet e regjistrimit, evidencimin dhe çregjistrimin e të punësuarve dhe punëkërkuesve që rëndom kërkojnë punë nëpër zyrat e punësimit.
Përmes këtij ligji janë rregulluar edhe disa përkufizime: si i të papunëve, punëkërkuesve, punëdhënësve, mbi kartelën e të punësuarve, aftësimet dhe riaftësimet profesionale, dhe mbajtja e evidencës së strukturave administrative. Si punëkërkues mund të regjistrohen personat mbi 18 vjeç.
Hafiz Leka, shef i divizionit të punës dhe punësimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka deklaruar se ky projektligj është në përputhje me standardet e BE-së, raporton radio Kosova.
Sipas tij, nuk do të ketë vështirësi në zbatimin e këtij ligji, për arsye se edhe më parë kanë pasur përvojë në regjistrimin e punëkërkuesve, ofrimin e aftësimeve profesionale dhe punësimin eventual të tyre.
Me këtë sistem, bëhet ndarja e punëkërkuesve në punëkërkues aktivë dhe pasivë. Me ligj, punëkërkuesit obligohen të paraqiten çdo tre muaj në zyrat e punësimit, e nëse nuk paraqiten, pas gjashtë muajsh, sistemi automatikisht i pasivizon ata.
Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji do ta bëjnë shërbimet publike të punësimit, në bashkëpunim me departamentin ligjor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Në bazë të statistikave zyrtare, gjatë vitit të kaluar, në zyra e punësimit, kanë qenë të regjistruar 325 mijë punëkërkues.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











