Lajme
Libri shkollor francez: “CIA orkestroi sulmet e 11 Shtatorit, për influencë në Lindjen e Mesme”
Një shtëpi botuese franceze ka kërkuar falje për një libër shkollor ku sugjerohej se sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA ishin orkestruar nga CIA.
Libri universitar i titulluar “Historia e shpejtë e shekullit të 20-të” është printuar nëntorin që shkoi dhe përmbante teori të pabaza konspiracioni, por pretendimet e faqes 204 u bënë shpejt virale me mediat sociale kur u pikasën nga bija e një mesueseje që e kishte blerë, shkruan Top-channel.
Duke diskutuar mbi grupin xhihadist Al Kaeda, libri thotë: “Kjo ngjarje globale – pa dyshim e orkestruar nga (shërbimet sekrete të) CIA për të imponuar influencën amerikane në Lindjen e Mesme – goditi simbolet e fuqisë amerikane në territorin e saj.”
Më 11 shtator 2001, avionë pasagjerësh të marrë peng goditën Qendrën Botërore tregtare në Nju Jork dhe ndërtesën e Pentagon në Uashington, duke vrarë rreth 3 000 njerëz të pafajshëm.
Por megjithëse grupi terrorist al-Kaeda, i drejtuar nga kreu i lig Osama Bin Laden, mori përgjegjësinë për sulmet, teori të sëmura konspirative vijojnë të pretendojnë se kjo ishte një “punë e brendshme”.
Libri francez në fjalë është shkruar nga Jean-Pierre Rocher, mësues historie e gjeografie.
Shtëpia botuese Ellipses tha se autori dëshironte të hiqte pretendimin, dhe një korrektim do të shtohet në versionet ‘online’.
Në faqen e saj të internetit kompania kërkonte ndjesë.
“Kjo frazë që i bën jehonë teorive të konspiracionit pa baza faktuale nuk duhet të ishte përfshirë kurrë në punim”, thuhej në të, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













