Bota
Lëvizja pa viza për turqit, edhe në Zvicër
Pritet që qytetarët turq nga korriku të lëvizin pa viza në zonën Shengen, duke përfshirë edhe Zvicrën.
Nëse BE-ja vendos për shtetasit turq heqjen e vizave, atëherë Zvicra për 30 ditë duhet të rregullojë bazat ligjore me BE-në, në qoftë se vendi e pranon këtë vendim. Në të kaluarën, Këshilli Federal ka miratuar të gjitha regjimet pa viza të miratuara nga BE-ja.
Qarkullimi pa viza, sipas SRF, është çështje që lidhet me marrëveshjen e ripranimit që është lidhur me Turqinë. Kjo marrëveshje siguron që qytetarët turq mund të kthehen në Turqi pas përfundimit të qëndrimit të tyre në BE, ngase regjimi pa viza nuk do të thotë qëndrim i pakufizuar në Evropë.
Ndërsa BE-ja tashmë ka një marrëveshje ripranimi me Turqinë, ndërsa Zvicra aktualisht ende nuk e ka arritur një marrëveshje të tillë. Liberalizimi i vizave me Turqinë duhet të pranohet nëse një marrëveshje e tillë arrihet edhe me Zvicrën, kishte thënë në fundt të prillit këshilltarja federale zvicerane, Simonetta Sommaruga, në Luksemburg.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











