Lajme
Letrat më vlerë, investim në të ardhmen
Letrat me vlerë, mënyrë shumë e mirë e investimit të shtetasve të Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit
Në fillim të këtij viti, Kosova për herë të parë ka lëshuar Letra më Vlerë. Që nga fillimi i zbatimit të këtij projekti, Qeveria e Kosovës ka mbajtur ankande mujore, me ç’rast, deri më tani ka emetuar dhe më sukses ka shitur 40 milionë euro Letra me Vlerë, në formë të Bonove të Thesarit me maturim 91 ditor.
Menderes Ibra, këshilltar në Ministrinë e Financave, ka theksuar se deri tash, është treguar një interesim i madh nga bankat komerciale që veprojnë në Kosovë për letrat më vlerë, mirëpo, sipas tij, nuk mungon as interesimi i investitorëve privat.
“Për shembull, në ankandin e fundit të mbajtur me 17 prill, janë emetuar 10 milionë euro, kurse kemi pranuar oferta për 28.1 milionë euro”, ka deklaruar Ibra pwr REL.
Edhe zyrtarë të bankave komerciale në Kosovë tregojnë interesimin për tregun e letrave më vlerë.
Iliriana Tahiraj, zyrtare për Marrëdhënie më Publikun në “Raiffeisen Bank”, konfirmon se kjo bankë është pjesëmarrëse aktive në ankandet publike për marrjen e Letrave më Vlerë, të shpallura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Raiffeisen Bank ka mjetet e nevojshme për të blerë letrat me vlerë, të cilat më pas do të mund të përdorën për mbështetjen dhe zhvillimin e projekteve të ndryshme në Kosovë”, thekson Tahiraj, raporton REL.
Edhe udhëheqës të “ProCredit Bank”, pohojnë se kanë mirëpritur fillimin e lëshimit të letrave me vlerë në Kosovë, gjë që e konsiderojnë si hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të tregut financiar në Kosovë.
Nëpërmes postës elektronike, zëvendës drejtori gjeneral në ProCredit Bank – Florin Lila, ka thënë se ky institucion financiar ka marrë pjesë në të gjitha ankandet e shitjes së Letrave me Vlerë, të shpallura nga Qeveria e Kosovës gjatë këtij viti.
Sidoqoftë, ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se emetimi i letrave me vlerë, është një burim shtesë për financimin e nevojave për zhvillimin ekonomik të Kosovës, konkretisht në projektet e rëndësishme.
Besnik Krasniqi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë se emetimi i Letrave më Vlerë, e bën më të rëndësishëm tregun kosovar.Edhe, zyrtarë të Ministrisë se Financave, flasin për rëndësinë e Letrave më Vlerë.
“Rëndësia e Letrave me Vlerë është mjaft e madhe për sistemin financiar dhe ekonominë e vendit tonë në përgjithësi. Kjo është mënyrë shumë e mirë e investimit të shtetasve të Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit. Pra, ne konsiderojmë se përmes investimit në Letrat më Vlerë të qeverisë, bëhet investim në të ardhmen e vendit tonë”, ka theksuar Menderes Ibra.
Autoritetet kompetente në Prishtinë, kanë planifikuar që gjatë këtij viti të lëshojnë 74 milionë euro në Letra më Vlerë.
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













