Shkurt.ch
“Lega” shenon fitore historike ndaj FDP-së
FDP ka humbur njërin nga dy vendet që kishte në Qeverinë e Kantonit të Tesinës.
Prognozimi i bërë nga mediet se FDP (Partia Liberale) do të humbte një vend në qeverinë e kantonit të Tesinës doli real. Vendin e kësaj partie e ka zënë një përfaqësues i partisë Lega dei Ticinesi, duke realizuar kështu një sukses historik.
Po kaq “historike” duket edhe humbja e FDP-së në kantonin e vetëm italishtfolës të Zvicrës, ku kjo parti prej kohësh ka gëzuar një primat të pakontestuar.
“Lega…”, krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, ka shënuar një ngritje prej 7.5 për qind duke siguruar afër 30 për qind të votave të votuesve në nivel kantoni, shkruan news.ch.
Nga ana tjetër, FDP, e cila ka humbur më shumë se 3 për qind të votave ka rënë në shifrën 25%. Kryetari në nivel federal i FDP-së, Fulvio Pelli, i cili vjen nga ky kanton, nuk ka qenë argument mjaft bindës për tesinezët që të japin votën e tyre për këtë parti.
Kështu, nga 2 vendet që kishte në qeverinë 5 anëtarëshe të kantonit, tashmë FDP duhet të kënaqet me vetëm një. Tjetrin, e ka fituar “Lega…”.
Një humbëse e madhe e zgjedhjeve të djeshme në kantonin e Tesinës ka qenë edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka humbur 5% të votave që kishte siguruar në zgjedhjet e para katër viteve.
Humbje ka pësuar edhe CVP, e cila tash peshon 2% më pak. Ndërkaq, të gjelbrit, me 4% më shumë vota se katër vite më parë, kanë shënuar një ngritje të madhe.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












