Kosova
Lansohet Programi Kompakt, synohet revolucion në sektorin e energjisë në Kosovë
Osmani theksoi se MCC fokusohet në projekte që synojnë ruajtjen e energjisë në bateri e që si të tilla do ta revolucionarizojnë sektorin e energjisë së Kosovës
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Kosovës lansuan programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e energjisë në Kosovë.
Në fjalën e saj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, tha se ky projekt nuk është vetëm investim në energji, por edhe në të ardhmen e vendit.
Ajo tha se në qendër të këtij projekti është transformimi i sektorit të energjisë nëpërmjet parimit të barazisë, përcjell albinfo.ch.
Osmani theksoi se MCC fokusohet në projekte që synojnë ruajtjen e energjisë në bateri e që si të tilla do ta revolucionarizojnë sektorin e energjisë së Kosovës.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Kurti theksoi se me këtë program synohet që të sigurohet që të rinjtë e vendit që janë të përgatitur profesionalisht të marrin pjesë në sektorin e energjisë moderne në të ardhmen.
Ai gjithashtu premtoi se do të rritet edhe pjesëmarrja e grave në sektorin e energjisë, të paktën 33 për qind deri në vitin 2031.
Kurse në fjalën e tij, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dha më shumë detaje në lidhje me këtë grant.
Ai tha se kompaktet janë grante 5-vjecare mes MCC dhe vendeve që i plotësojnë disa kritere, duke shtuar se është me rëndësi që Kosova është pjesë e atyre vendeve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












