Bota
Kujdes: Hakerët mund t`ua vjedhin biletat që i keni paguar në internet!
Hakerët mund të deshifrojnë kodet e biletave të prenotuara me internet! Ky është alarmi më i ri i ngritur nga ekspertët. Çfarë mund të ndodhë me biletat?
Sistemet e sigurisë që rregullojnë prenotimin e biletës se avionit përmes internetit kanë zbraztësira të mëdha. Hakerët mund të deshifrojnë kodet e biletave dhe t’ua marrin biletat klientëve. Biletat e prenotuara me internet, të cilat nuk janë të siguruara me ndonjë fjalëkalim shtesë, mund të deshifrohen shumë lehtë nga hakerët dhe biletat e paguara të kalohen në ndonjë emër tjetër, që do të thotë se me këtë biletë mund të udhëtojë një person tjetër, shkruajnë gazeta “Süddeutsche Zeitung”, WDR dhe NDR, duke iu referuar ekspertëve të sigurisë për IT.
Hakerët duhet të gjejnë vetëm numrin gjashtëshifror të prenotimit, i cili nuk është siguruar me masa të tjera shtesë, shkruan deutsche Welle. Kështu është e mundur që hakeri të përvetësojë një biletë të paguar nga ndonjë udhëtar, apo ta kalojë në emrin e dikujt tjetër dhe të udhëtojë për shembull një ditë më përpara. Pasi që në “Hapsirën Shengen” të fluturimeve ku bëjnë pjesë 26 shtete evtopiane, nuk kërkohet ndonjë dokument identifikimi me rastin e fluturimeve, kjo nuk mund të vërehet dhe të evitohet menjëherë.
Shoqata federale e ekonomisë së fluturimeve, në të cilën bëjnë pjesë edhe Lufthansa dhe Air Berlin, u ka kumtuar mediave se sistemet IT të sipërmarrjeve “po përpiqen tërë kohën të mbyllin këto zbraztësira në siguri”. Raportet bazohet tek informacionet e sipërmarrjeve në Security Research Labs. Kjo e ka zbuluar problemin në Amadeus-System, i cili përdoret prej shumë shoqatave për fluturime.
Këtë sistem sipas të dhënave të shoqatave, sistemin Amadeus e kanë shfrytëzuar vitin e kaluar 747,3 milionë pasagjerë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












