Lajme
Kuiz diturie për nxënësit e diasporës në “Ditët e Mërgatës”
Kushtet për pjesëmarrje janë që pjesëmarrësit në kuiz duhet të jenë nxënës të shkollës shqipe të mësimit plotësues ne Zvicër
Ministria e Diasporës e Qeverisë së Kosovës edhe këtë vit vazhdon traditën e organizimit të manifestimit “Ditët e Mërgatës”. Sipas një njoftimi për medie që e ka plasuar ministria në fjalë, veç organizimeve tjera në këtë kuadër do të jetë edhe një kuiz diturie. Ai do të organizohet me nxënësit e shkollës për mësim plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, që mbahet më 28.07.2011 ne Prishtinë.
Me këtë rast, vazhdon komunikata “luten mësueset dhe mësuesit e shkollës shqipe në Zvicër, prindërit, fëmijët e të cilëve janë të përgatitur e kanë interes që të paraqiten për pjesëmarrje në këtë eveniment te rëndësishëm kulturor.
Ka nevojë edhe për tre nxënës të shkollës shqipe nga Zvicra. Kushtet për pjesëmarrje janë që pjesëmarrësit në kuiz duhet të jenë nxënës të shkollës shqipe të mësimit plotësues ne Zvicër, që mosha e pjesëmarrësve të jetë nga 10 deri 15 apo edhe 16 vjeçe dhe që numri i nxënësve që do marrin pjesë në kuiz duhet të jetë tre (3)
Të interesuarit mund të drejtohen në adresat në vijim: z. Ramadani E-Mail: [email protected]. Mobil: 0037744120081, Fiks: 003820022521Elizabeta Musliu: E-mail: [email protected] dhe Ahmet Asani, këshilltar i Ministrit për Diasporë. E-Mail: [email protected]. Mobil: 076-388 09 57Tel.Fix në Zvicër : 043-526 72 11 dhe 071-526 31 83
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












