Lajme
Kthejnë orët e vjedhura
Në fillim të muajit maj të këtij viti, në qytetin Zug ishin vjedhur orë me një vlerë të përgjithshme prej 240.000 frangave zvicerane. Një pjesë e tyre, tashmë është gjendur në një valixhe para një stacioni policor.
Eshtë kjo një befasi e madhe pozitive për policinë e qytetit Zug. Ngjarja ka ndodhur natën e të martës, kur të panjohurit e kanë vendosur valixhen me orë të vjedhura para stacionit policor.
Ende mungojnë edhe rreth 120 nga 400 orët e vjedhura thuhet në një komunikatë të policisë vendore, të lëshuar gjatë të enjtes. Zëdhënësi i policisë Marcel Schlatter, për Agjencinë telegrafike zvicerane SDA, ka deklaruar se mungojnë orët e shtrenjta. Për policinë, ende mbetet misterioze arsyeja e rastit, ndërsa për motivin dhe kthimin e tyre, vetëm mund të spekulohet, ka vazhduar Schlatter.
Ai nuk dyshon në ndonjë manipulim me sigurimin, pasi orët janë siguruar në një vlerë të përgjithshme prej 70.000 frangave. Orët ishin vjedhur më 11 maj nga një bagazh i veturës. Një afarist 65-vjeçar nga Kantoni Vaud, për një kohë të shkurtër e kishte lënë veturën në një vendparkim, për të kryer shërbime personale.
Pasi kthehet për pak minuta pranë veturës, ai vëren se orët ishin vjedhur. Tani, të njëjtat i janë kthyer pronarit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











