Lajme
Kriza politike, efekt negativ edhe në ekonomi
Sipas ekspertëve të ekonomisë, mosmarrëveshjet për formimin e qeverisë së re, po reflekton direkt edhe në investimet e huaja direkte në Kosovë
Kriza politike që ka përfshirë Kosovën në katër muajt e fundit, po reflekton negativisht edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Madje mosmarrëveshjet për formimin e qeverisë së re dhe të Kuvendit, po reflekton direkt edhe në investimet e huaja direkte në Kosovë.
Kështu konsiderojnë ekspertët e ekonomisë, sipas të cilëve, dëmet që po ia shkakton kriza politike ekonomisë, janë të pariparueshme.
Naim Gashi është profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ai për REL, thotë se kriza aktuale politike do të ketë refleksione negative jo vetëm në zhvillimet e brendshme në ecuritë makro-ekonomike, mirëpo do të ketë ndikime jashtë zakonisht negative edhe tek investimet e jashtme.
“Për arsye se në një kohë kur kemi një jostabilitet politik, atëherë dërgojmë një sinjal jashtëzakonisht negativ tek investitorët potencialë dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë se Kosova nuk ka një Qeveri dhe një Parlament funksional ku zbatohen rregullat e ekonomisë së tregut të lirë”, thotë Gashi.
Edhe Agron Demi, krye shef ekzekutiv në Institutin për Hulumtime të Avancuara, “GAP”, thotë se niveli i investimeve të huaja në Kosovë kanë rënë që nga viti 2008. Ndërsa ngërç politik që ka përfshirë Kosovën nga 8 qershori kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme, sipas tij, do të ndikojë direkt në largimin e investitorëve.
“Ajo që më shumti që është prekur nga investimet e huaja është projekti “Brezovica”, që ka qenë në fund të projektit dhe është dashur të shpallet investitori, por nuk dimë ndonjë projekt tjetër që ngërçi politik ka stopuar investitorët e huaj”, deklaroi ai.
Ndërkaq, Naim Gashi thotë se gjatë periudhës katër mujore, janë pezulluar shumë projekte kapitale, të cilat do të mund të investoheshin nga investitorë ndërkombëtarë.
Ndryshe, kanë kaluar më shumë se katër muaj nga koha kur Kosova mbajti zgjedhjet e pesta parlamentare, por nga 8 qershori partitë politike nuk po arrin ta gjejnë formulën e koalicionit qeverisës.
Analistët në Prishtinë këtë gjendje po e cilësojnë si krizën më të madhe politike e institucionale në gjithë historinë 15 vjeçare të Kosovës.
Madje duke u bazuar në deklaratat e përfaqësuesve të dy blloqeve politike, PDK-së në njërën anë që ka dalë e para në zgjedhjet e 8 qershorit dhe Bllokut katër partiak, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje në anën tjetër që janë pozicionuar kundër partisë fituese, s’ka shenja se mund të zgjidhet shpejt.
Madje ditëve të fundit, vetë presidentja Atifete Jahjaga nuk i ka kundërshtuar zgjedhjet e jashtëzakonshme, si mundësi e fundit për tejkalimin e krizës. E nëse shkohet në zgjedhje, atëherë është vështirë të konsolidohen institucionet e reja para vitit 2015. kjo do të ketë efekte negative edhe në miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












